Conte lavdëron lojtarët e Interit

24 nëntor 2019 | 21:18

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka lavdëruar lojtarët e vet pas fitores ndaj Torinos.

“Vërtet shpresoj që Barella mos të ketë dëmtim serioz. Barella është rritur gjatë këtyre katër muajve dhe është lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Situata emergjente po vazhdon, por ne vetëm mund t’i falënderojmë lojtarët që po bëjnë punë të shkëlqyer. Këta lojtarë po sakrifikojnë vetën”, ka thënë Conte.

Interi është vetëm një pikë larg Juventusit, duke vazhduar kështu formën e shkëlqyer të këtij fillimsezoni.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sonte ka…