Të shtëna me armë në Arbëri të Prishtinës

24 nëntor 2019 | 20:50

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sonte ka pasur të shtëna me armë zjarri në parkun e lagjes “Arbëria” në kryeqytet.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha përmes telefonit për “Ksp”, se rreth orës 19:50 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në Parkun e Ri të lagjes “Arbëria”.

“Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar”, ka thënë Hoxha, duke mos dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e mbrëmjes të së dielës, gypi kryesorë i…