
Coronavirusi në Kinë, gati shkëmbimi i garave me një tjetër pistë
05 shkurt 2020
| 12:53
Gara e Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1, e planifikuar më 19 prill të këtij viti, mund të zhvillohet më 27 shtator (pas garës së Singaporit).
Organizatorët e garës kineze, që zhvillohet në Shanghai, kanë nisur bisedimet me organizatorët e garës së Çmimit të Madh të Rusisë, që zhvillohet në Sochi, për t’i shkëmbyer datat e zhvillimit të garave. Kjo ide për të shkëmbyer data pritet të konkretizohet ditët në vijim.
Ajo vjen për shkak të coronavirusit që ka “pushtuar” Kinën, duke e vënë në dyshim garën në shtetin aziatik. Edhe Liberty Media, kompania që zotëron aksionet e Formula 1, është dakord me këtë shkëmbim datash mes Kinës dhe Rusisë dhe ka nisur të ndërmjetësojë që gjithçka të mbyllet sa më shpejt.