‘Corriere dello Sport’: Mourinho ka vendosur të respektojë kontratën me Romën

29 mars 2023 | 12:36

Jose Mourinho qëndron te Roma. Për këtë është e bindur “Correire dello Sport”, e cila e largon portugezin nga thashethemet për t’u larguar nga “Olimpico”.

“Jose ka vendosur të respektojë kontratën me Romën deri në skadimin e saj, 30 qershor 2024”, shkruan gazeta.

Ai kishte arritur tashmë në këtë përfundim dhe duket se ka vendosur të qëndrojë deri në fund në drejtimin e Romës. Thashethemet se PSG-ja, Newcastle dhe Interi po shuhen tashmë. Si rezultat i qëndrimit të tij, mendohet se Dybala bashkë me Smalling do të qëndrojnë gjithashtu edhe pse zikaltërit e Interit janë të interesuar për dyshen e lartpërmendur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra e ka nisur në mënyrën më të mirë të…