Coutinho mungon tri javë

08 nëntor 2018 | 16:31

Një lajm jo i mirë për Barcelonën është lëndimi i Philippe Coutinhos. Skuadra katalane ka njoftuar se braziliani nuk do të jetë i gatshëm për lojë në dy-tre javët e ardhshme.

Në testet e kryera në mëngjesin e ditës së enjte, është zbuluar se Coutinho vuan nga një lëndim në këmbën e majtë. Një nga ndeshjet derbi ku do të mungojë Coutinho, është ajo me Atletico Madridin që luhet më 24 nëntor.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës në karate ka mbyllur garat individuale në…