Coutinho shton spekulimet për kalim te PSG

22 prill 2019 | 14:44

Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho, i ka shtuar spekulimet për transferim pas deklaratave të tij të fundit.

“Është gjithmonë kënaqësi të luash me të. Kemi luajtur shumë kohë në ekipin e të rinjve të Brazilit. [Neymar] u bë lojtar i veçantë”, ka thënë Coutinho për “De Sola”.

“Të luash me të është gjithmonë kënaqësi, edhe pse nuk e kam pasur fatin ende në nivel të klubeve. Do të ishte shumë mirë të luaja me të në një klub”, është shprehur braziliani.

Këto komente të tij vijnë pas raportimeve se klubi i Neymar-it, Paris Saint-Germain, i është vënë pas ish-lojtarit të Liverpool-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kënga “Like Rihanna” e Young Zerkës është bërë tashmë e…