Covid-19, 28 të vdekur deri më tani në Malishevë

04 dhjetor 2020 | 21:15

Në 24 orët e fundit në Komunën e Malishevës janë shënuar 5 raste të reja me koronavirus.

“Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar 9 persona të prekur me covid-19 dhe janë regjistruar 5 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregull të Komunës së Malishevës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe nga kontaktet në terren”, është bërë e ditur në njoftimin e komunës.

Në ndërkohë nga fillimi i pandemisë 28 persona kanë vdekur nga ky virus.

“Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevë, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, gjithsejtë me Covid-19 janë regjistruar 462 persona, prej tyre 347 janë shëruar, 28 kanë vdekur dhe aktiv me Covid-19 janë edhe 87 persona”, thuhet më tutje në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka kërkuar…