Covid-19, Besnik Tahiri: AAK-ja është kundër mbylljes

16 prill 2021 | 20:00

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, së bashku me deputetët, Pal Lekaj dhe Shemsedin Dreshaj, ka takur Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës.

Tahiri ka bërë me dije se në këtë takim ka rikonfirmuar kërkesën e Grupit Parlamentar të AAK-së për angazhimin e qeverisë me të gjitha kapacitetet, me gjithë miqtë vendorë dhe ndërkombëtarë për vaksinimin masiv të qytetarëve.

“Të ndodh rritja e kapaciteteve spitalore, respektimi i masave, manuali të respektohet nga të gjithë duke përfshirë edhe gastronomët. Sektori privat të jetë i inspketuar rregullisht dhe jemi kundër mbylljes. Mbyllja nuk është zgjidhje”, ka thënë Tahiri pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brad Pitt u fotografua duke dalë nga një qendër mjekësore…