Covid-19, deri më sot janë vaksinuar mbi 16 mijë qytetarë

18 prill 2021 | 19:32

Vaksinimi kundër Covid-19 është duke vazhduar sipas planit Slshtetëror të vaksinimit kundër Covid-19.

Ekipet mjekësore në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, të mbështetura nga Ekipi menaxhues dhe vullnetarët si dhe Njësitë e vaksinimit të QKMF-ve në komuna, kanë vazhduar dhënien e vaksinave tek grup-mosha 75-79 vjeçe me sëmundje kronike.

Deri tash janë vaksinuar 16 132 qytetarë.

Vaksinimi i kësaj grup-moshe vazhdon edhe javën tjetër, duke lënë të hapur mundësinë, gjithashtu, për vaksinim deri në përmbyllje të fazës së parë edhe për të moshuarit mbi 80 vjeç, pacientët e hemodializës që nuk janë vaksinuar deri më tash dhe profesionistët shëndetësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti ka reaguar pas fjalimit…