Covid-19 i merr jetën nënës së Guardiolës

06 prill 2020 | 16:18

Një nga trajnerët më të mirë në botë, Pep Guardiola, ka pranuar lajmin më të keq të mundshëm.

Nëna e Pep Guardiola, Dolors Sala Carrio, është ndarë nga jeta. 82-vjeçarja ishte prekur nga koronavirusi dhe nuk ka arritur t’i bëjë ballë këtij virusi, duke u ndarë kështu nga jeta.

Nëna e trajnerit ishte në Manresa të Barcelonës, ku edhe ishte infektuar me këtë virus. Skuadra e Manchester City ka përcjell ngushëllimet më të sinqerta për trajnerin e skuadrës, pas këtij lajmi të hidhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot ka pritur…