Covid-19 në Itali, 553 persona humbën jetën në 24 orë

19 dhjetor 2020 | 19:15

Italia ka konfirmuar në 24 orët e fundit 16,308 raste të reja me koronavirus. Autoritetet e shëndetit në vend njoftuan po ashtu se brenda ditës, si pasojë e virusit e humbën jetën 553 persona.

Në total, numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 1.9 milionë kurse ai i viktimave në 68,447. Shkalla e pozitivitetit është 9.2%, nga 10% të premten (-0.8%), kur rastet pozitive ishin 17,992. Shtrimet në spital vazhdojnë të bien (-405) dhe kujdesi intensiv (-35).

Mes rajoneve me numrin më të lartë të rasteve pozitive në 24 orët e fundit janë Veneto (3,834), Lombardia (1,944), Emilia Romagna (1,641), Lazio (1,410), Puglia (1,382), Friuli Venezia Giulia (974) dhe Campania ( 949).

Në 24 orët e fundit 160 persona janë shtruar në njësitë e kujdesit intensiv, por në terma relativë numri i pacientëve të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv, i cili aktualisht qëndron në 2,784 në Itali, ka rënë me 35, dhe numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në pavijonet Covid ka rënë me 440, në 28,148.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e përfundimit të gjysmë vjetorit të parë të…