Covid-19/ Spanja e Turqia kthejnë testet që blenë në Kinë: Nuk janë të saktë

01 prill 2020 | 11:55

Turqia ka vendosur të mos përdorë testet e koronavirusit të prodhuara në Kinë, pasi zbuloi se ato kishin një shkallë saktësie të zbulimit të infektimit 30-35 për qind.

“Ne kemi marrë disa mostra nga kompania. Nuk dolën të saktë, ndaj porositëm disa modele të tjera të testimit nga një kompani tjetër kineze”, tha një zyrtar turk për mediat.

Autoritetet nuk dhanë detaje se sa teste të pasaktë ishin blerë dhe sa para ishin shpenzuar për to.

Ky vendim i Turqisë pason atë të Spanjës, e cila ktheu 58 mijë teste Covid-19 të prodhuara në Kinë, për të njëjtën arsye.

Qeveria spanjolle kishte shpenzuar 432 milionë euro për të blerë teste, maska, doreza, pajisje mbrojtëse nga koronavirusit në Kinë.

Nga ana e saj qeveria kineze, deklaroi se testet e blera nga Spanja janë prodhuar nga një kompani, e cila nuk është në listën e prodhuesve të autorizuar, ndaj përgjegjësia për këtë i bie Spanjës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është rritur sërish numri i të prekurve nga koronavirusi në…