16 raste të reja me koronavirus, rritet edhe numri i të shëruarve

01 prill 2020 | 11:53

Është rritur sërish numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri edhe pse me ritëm më të ulët se gjatë ditëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 16 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 259.

Që prej fillimit nga koronavirusi kanë ndërruar jetë 15 persona në Shqipëri. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 persona, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 67.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar, 7 prej tyre janë në terapi intensive, 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviq është gjithnjë e më larg Milanit, që tashmë…