Nëse Ibra largohet, Milani transferon Milikun

01 prill 2020 | 11:48

Zlatan Ibrahimoviq është gjithnjë e më larg Milanit, që tashmë po sheh përreth për një qendërsulmues për sezonin e ardhshëm. Synimi i parë duket se është Milik, i cili sipas asaj që shkruan Tuttosport, i ka komunikuar Napolit vullnetin për të ndryshuar fanellë.

Polaku është profili ideal për kuqezinjtë, duke qenë se është në përfundim kontratës deri në vitin 2021, gjë që i ul ndjeshëm kartonin, aktualisht rreth 35 milionë e ka një pagesë në linjë me politikën e përcaktuar nga Ivan Gazidis (2,2 milionë në sezon).

Milan do të kthehet të ndjekë lojtarë më të rinj, pavarësisht se qendërsulmuesi i të kaltërve është 26 vjeç. Në krah të tij do të jetë Rebiq, i lidhur me kuqezinjtë akoma me një vit huazim e sidoqoftë i pëlqyer nga klubi pas dy muajve të fundit pozitivë. Kuqezinjtë në vitet e fundit nuk kanë mundur që të gjejnë një sulmues që të garantojë gola në vazhdimësi, teksa Piatek thjeshtë sa ndezi një shkëndijë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se vendi i…