Covid i merr jetën kolonelit shqiptar

25 janar 2021 | 15:03

Doktor kolonel Agim Sula ka humbur betejën me koronavirusin.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije zëvendësministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Petro Koçi.

“Dhimbje dhe humbje e madhe largimi nga jeta i Doktor Kolonel Agim Sula. Një emblemë e Akademisë Ushtarake, e intelektualizmit dhe profesoratit ushtarak, një njeri me cilësi të adhurueshme, një familjar i përkushtuar nuk do jetë më midis nesh. Covidi na e bëri borxh serish me ikjen tënde Agim! Për ty nuk donim parajsen, por jetën. Lamtumirë Kolonel!”, ka shkruar në rrjetin social “Facebook” Petro Koçi.

Sula ka qenë shef departamenti i lidershipit dhe shkencave shoqërore në AFA. Karriera e tij në fushën e arsimit nis prej vitit 1998 nga pedagog i të drejtës ushtarake.

Ai ka qenë edhe komandant i Akademisë së Mbrojtjes, rektor i AM si dhe dekan fakulteti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FLAMUR MALOKU Sonte asht’ thye gota e fundit u përplas…