Covidi ‘pushton’ Barcelonën

29 dhjetor 2021 | 17:00

Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative në fushë, një tjetër problem ka dalë për Barcelonën. Klubi ka njoftuar se disa lojtarë të tjerë kanë dalë pozitivë me Covid.

Dembele, Umtiti dhe Gavi janë emrat më të fundit që i bashkohen listës “kilometrike” të të infektuarve. Dani Alves, Balde, Lenglet dhe Alba ishin ata që dolën pozitivë të parët. Gjithashtu, ka edhe lojtarë të tjerë që priten të mungojnë për shkak dëmtimi apo kartonësh.

Busquets, Breithueit, Ansu Fati, Pedri, Robero, Dest dhe Memphis janë emrat e përmendur. Trajneri Xavi me siguri është bërë me dhimbje koke pasi mund ta luajë ndeshjen e ardhshme kundër Majorkës pa gjysmën e ekipit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe aktori Kreshnik…