Ç’po ndodh me Mesin, Barcelona bën ofertë dramatike në momentet e fundit

10 gusht 11:36

Lionel Messi i tha lamtumirë Barcelonës përmes një konference për media të dielën në mesditë.

Sulmuesi legjendar konfirmoi se ai dëshironte të qëndronte në klub dhe ishte pajtuar me kontratën e ofruar, mirëpo kushtet financiare në klub nuk ia lejuan atij.

Lojtari 34-vjeçar pritej që të zbarkonte në Paris të hënën mbrëma, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi dhe tani raportohen për disa ndryshime befasuese.

Sipas asaj që raporton La Porteria, Barcelona ka bërë një ofertë për Messin në momentet e fundit.

Bëhet e ditur se katalunasit po tentojnë të bindin gjashtë herë fituesin e Topit të Artë që ta rfeuzojë kontratën e PSG-së dhe të qëndrojë në Camp Nou.

Roye Nemer raporton se Barcelona është e gatshme që t’i sakrifikojë disa lojtarë, vetëm që të mbajë Messin në klub.

p1fcn87vftnniulf1v23o1q1schd.jpg

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona, një në Vlorë një në Sarandë janë arrestuar…