Cristiano Ronaldo, 37 gola në 35 ndeshje

19 mars 15:26

Dy gola më shumë në një ndeshje, Ronaldo e ka përmbysur sezonin për të mirë dhe aktualisht është lojtari me mesataren e golave më të mirë në top pesë ligat evropiane.

Pesë herë lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, e ka nisur sezonin 2017/18 shumë dobët. Ai deri në janar numëronte vetëm 4 gola në La Liga.

Por, nga viti 2018 gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht dhe momentalisht Ronaldo është lojtari me statistikat më të mira në top pesë ligat evropiane.

Pas katër golave kundër Gironës, Ronaldo ka shkuar në 37 finalizime në vetëm 35 ndeshje në të gjitha garat.

Ndërsa sa i përket “Këpucës së Artë”, i pari është Salahu me 28 gola, që ndiqet nga Lionel Messi me 25, kurse Ronaldo momentalisht renditet i teti me 22.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Apple” është duke krijuar ekranin e vetë MicroLED për pajisjet…