Crouch: Shaqiri është një nga futbollistët më të talentuar

10 dhjetor 2019 | 14:34

Peter Crouch i dha fund karrierës si futbollist në moshën 38-vjeçare, teksa së fundmi botoi edhe autobiografinë e tij.

Ish-sulmuesi anglez regjistroi 467 ndeshje në Premier Ligë dhe shënoi 106 gola. Skuadra me të cilën anglezi e mbylli karrierën si futbollist ishte Stoke City, aty ku luajti së bashku me Xherdan Shaqirin në vitin 2018.

Në autobiografinë e tij, ish-sulmuesi i kombëtares angleze, nuk ka nguruar t’i kushtojë disa rreshta, futbollistit me origjinë shqiptare.

“Xherdani është një nga futbollistët më të talentuar me të cilët kam luajtur, por kishte një problem, sepse talentin e shoqëronte me mungesë disipline. Njerëzit do të ankoheshin edhe pse Shaqiri kishte shënuar shumë gola dhe kishte dhe shumë asistime. Për të paktën 85 minuta çdo fundjavë ai ua bënte jetën të gjithëve pak më të vështirë. Transferimi te Liverpool ishte diçka e paimagjinueshme. Trajneri Klopp është i ashpër dhe nuk toleron”, ka shkruar Crouch.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është shprehur…