Curri: E dua Prishtinën, jam i gatshëm të vazhdoj edhe më tej

15 mars 2023 | 16:42

Prishtina ka arritur ta mposht Ballkanin në çerekfinale të Kupës së Kosovës me rezultat të pastër 2-0.

Këtë ndeshje kryeqytetasit i udhëhoqi Debatik Curri dhe rezultati nuk mungoi, pasi mposhtën kampionin në fuqi të Kosovës.

Ish-mbrojtësi i famshëm i Kombëtares shqiptare ka thënë se është i gatshëm ta drejtoj edhe më shumë klubin kryeqytetas.

“Edhe Ballkani nuk e ka pritur mirë shortin me ne, pasi jemi dy ndër skuadrat më të forta të Kosovës”.

“Edhe pse skuadra ka qenë e lodhur marrë parasysh ndeshjet që po i luajmë çdo tretën ditë, zgjodhëm të luajmë me këtë formacion dhe në këtë mënyrë”.

“Nga nesër fillojmë të mendojmë për ndeshjen e ardhshme dhe sigurisht se jam i gatshëm të mbetem këtu. E dua këtë klub, jam rritur dhe dëshira është të vazhdoj”, ka thënë Curri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në…