Curry, afër nënshkrimit të një kontrate miliardere me kompaninë “Under Armor”

23 shtator 2022 | 17:02

Basketbollisti i Golden State Warriorsit, Stephen Curry, është pranë nënshkrimit të një kontrate miliardare me kompaninë “Under Armour”.

Palët kanë 10 vjet që bashkëpunojnë mes tyre, ndërkohë që kontrata aktuale skadon pas një viti (fundin e 2023-shit). Sipas “Forbes”, kontrata aktuale e lidhur në vitin 2013 do të pësojë një ndryshim rrënjësor në pagesën e lojtarit, 4 herë kampion në NBA.

Pritet që Curry të firmosë një kontratë të përjetshme me kompaninë e veshjeve dhe pajisjeve sportive, nga e cila do të arkëtojë një miliard dollarë. Në vitin 2013 Curry firmosi një kontratë 10-vjeçare me Under Armour, ku fillimisht arkëtonte 4 milionë dollarë në vit.

Kjo kontratë skadon në vitin 2023 dhe ka një vlerë që shkon në 215 milionë dollarë. Ndërkohë që kontrata e re do të jetë miliardere.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Belgjikës, Eden Hazard, i cili është i grumbulluar…