Curry i jep fitoren Golden State, Bostoni barazon serinë me Milwaukee

10 maj 2022 | 11:17

Golden State ka fituar me rezultat 101-98 ndaj Memphis në gjysmëfinalen e katërt të “play-off”-it në Konferencën e Perëndimit, duke udhëhequr 3-1 serinë e takimeve mes dy ekipeve.

Takim me rivalitet dhe i hapur deri në sekondën e fundit, ku për Warriors u dallua Stephen Curry, autor i 32 pikëve. Te Memphisi këtë herë mungoi lojtari lider. Pas këtij takimi, Golden State është një fitore larg finaleve.

Në Konferencën e Lindjes, barazim 2-2 me ndeshje mes Bostonit dhe Milwaukee, skuadra e Celtics fitoi me rezultat 116-108 ndaj kampionëve të Bucks, sfidë spektakolare nga të dyja skuadrat. Tatum e Horford realizuan nga 30 pikë secili për Boston, që e meritoi fitoren. Për Milwaukee u dallua Antetokounmpo me 34 pikë e 18 rebound, por që nuk mjaftuan për të evituar këtë humbje në fushën e saj.

Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale “play-off”

Miami – Philadelphia        (2-2)
Boston – Milwaukee          116-108 (2-2)

Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale “play-off”

Phoenix – Dallas                                  (2-2)
Memphis – Golden State                   98-101 (1-3)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Këshillit Evropian (KE), Charles Michel, gjatë ditës së…