Dabiqaj: Mund ta eliminojmë TNS-në

09 korrik 2019 | 11:20

Kampioni i Kosovës në Futboll, Feronikeli, ka synime të mëdha në ndeshjen e rrethit të parë ndaj The New Saintsin në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori Albert Dabiqaj, ka thënë për “Epokën e re” se “Nikli” e ka synim të eliminojë skuadrën nga Uellsi.

“Në skuadrën tonë atmosfera si gjithmonë është shumë e mirë. Tash e kemi një kundërshtar të fortë, të cilin e kemi analizuar dhe mund të them se qëndron shumë mirë fizikisht, por ne jemi të përgatitur dhe synojmë ta kalojmë rrethin e parë”, ka thënë Dabiqaj.

Ndeshja në mes të The New Saints dhe Feronikelit fillon nga ora 20:00. Feronikeli tash është skuadra e vetme që është në garë në Evropë, pasi Prishtina nuk arriti ta kalojë rrethin parakualifikues, duke u mposhtur nga klubi i Gjibraltarit, St Josephs, me rezultatin e përgjithshëm 1-3.

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kinë është një prototip i trenit, që në mënyrë…