Daçiqi reagon pas kerkesës së Nismës që Gjykata Speciale t’i hetojë krimet serbe në Kosovë

14 nëntor 2020 | 22:31

Kryetari i Parlamentit Serb dhe udhëheqësi i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiç, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarit të NISMA Socialdemokrate, Bilall Sherifi.

“NISMA Socialdemokrate kërkon nga Prokuroria e Kosovës që menjëherë t’i dorëzojë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të gjitha provat që posedon lidhur me krimet e gjenocidit në të gjitha masakrat e shënuara në rezolutën e Kuvendit të Kosovës të datës 16 maj 2019 dhe qindra masakra të tjera si akte gjenocidare anekënd Kosovës gjatë të cilave u vranë 1392 fëmijë, 1739 gra dhe rreth 10 mijë shqiptarë të të gjitha moshave dhe të dy gjinive; si dhe dhunimin e mbi 20 mijë grave shqiptare”, tha në një konferencë për medie Sherifi, paraditen e sotme. Në reagimin e Daçiqit, thuhet se NISMA po tërheq vëmendjen nga gjyqi për krimet e UÇK-së, shkruajnë mediet serbe. “Është turp që partia e tij (Fatmir Limaj) po tërheq vëmendjen nga gjyqi për krimet e UÇK-së kundër serbëve. E gjithë bota tani e sheh se çfarë krimesh ata kryen kundër serbëve. Dhe ky është vetëm fillimi. Le të merren me këtë”, tha Daçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, publicisti dhe botuesi i gazetës "Epoka e re",…