“Daily Mail” zbulon emrin e futbollistit të vitit në Premier League

25 prill 2019 | 11:21

Pas Mohamed Salah një tjetër lojtar i Liverpoolit fiton çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Premier League.

Edhe pse ende nuk është zbuluar zyrtarisht emri i futbollistit më të mirë të këtij sezoni , “Daily Mail” ka bërë publik emrin e qendër-mbrojtësit të The Reds, Virgil Van Dijk si fitues i këtij çmimi prestigjioz individual që përcaktohet nga votat e vetë futbollistëve të kampionatit më të bukur në botë.

Muri i prapavijës së Liverpoolit ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer dhe për meritë edhe të holandezit, skuadra e Klopp ka mbrojtjen më të mirë të kampionatit pas 35 javësh me vetëm 20 gola të pësuar.

Në garën për lojtarin më të mirë të sezonit në Premier League, Van Dijk ka mposhtur konkurrencën e Raheem Sterling të Manchester City-t që është renditur i dyti dhe shokut të skuadrës Sadio Mane që është pozicionuar i treti, ndërsa në këtë garë kanë qenë të përfshirë edhe emra të tjerë të rëndësishëm si Aguero, Bernardo Silva e Hazard.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu, me rastin e…