Daja: Bashkëpunimi ishte çelësi i këtij suksesi

25 gusht 2022 | 23:00

Trajneri i FC Ballkani, Ilir Daja, ka folur pas ndeshjes duke thënë se ai ndihet jashtëzakonisht i lumtur që skuadra e tij ka arritur në fazën e grupeve.

“Çelësi është bashkëpunimi sepse nëse Presidenti nuk i kishte marrë këta lojtarë ata nuk do të kishin arritur këtu. Përpos që kanë cilësi kanë edhe personalitet në fushë”, ka thënë ai.

Sipas tij, suksesi është për të gjithë.

“Sot i gjithë suksesi shkon për të gjithë Kosovën. Do ta ndajmë suksesin me ata trajner që kanë punuar me këtë lojtarë prej të vegjël. Sot kemi përfaqësuar tërë Kosovën”, tha Daja.

Sipas Dajës, kartoni “e ndryshoj rrjedhën e lojës”.

“Ai karton i kuq na lehtësoj pak. Shkupi tërhiqej mbrapa dhe dëshironte të kundërsulmonte. Ne gjatë gjithë kohës e mbajtëm topin që ta lodhim kundërshtarin. Asnjë ekip nuk na ka dominuar në Prishtinë. Edhe me ndeshjen e sotme. Këta lojtarë është e tërë merita e tyre”.

Daja ka folur edhe për atë se ka qenë dy herë me Skënderbeun në Europa Ligë dhe në Ligën e Konferencës.

“Serioziteti dhe qëndrueshmëria besoj që me kanë udhëhequr në rrugëtimeve në Europa Ligë dhe në Ligën e Konferencës. Shpresoj të bëhemi më të fortë dhe më të mirë. Ne do të tregojmë lojë të mira dhe besoj që do bëjmë mirë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Sjam supermen, por jap shpirtin”, Florian Marku flet pas fitores…