Daja: Synojmë fitore ndaj Slavias së Pragës

26 tetor 2022 | 20:01

Ballkani do synojë fitoren të enjten në shtëpi ndaj Slavias së Pragës. Trajneri i ekipit dardan, Ilir Daja ka folur për mediat në prag të këtij takimi të vlefshëm për Conference League.Ai shprehet se ekipi do të bëjë gjithçka për të triumfuar dhe kërkoi mbështetjen e tifozëve.

“Nuk nisem nga tabela, sepse kam parë të gjitha ndeshjet e Slavias dhe e kemi analizuar së bashku me ekipin. Nisemi nga vet fakti që është hera e parë që luajmë me një intensitet të tillë të ndeshjeve, pasi nuk mbajë në mend që Botërori është zhvilluar.Nëse i referohemi numrave, të gjithë kolegët e mi në rajon, ankohen për orar të ngjeshur e ndeshjeve këtë edicion. Është java e 13 e Superligës, disa ekipe kanë luajtur 10, disa 11, disa 12 e 13. Ne kemi 12 javë që luajmë paralelisht edhe në Evropë dhe ne kemi 24 ndeshje për katër muaj e gjysmë. Kemi një kontingjent lojtarësh, duke parë edhe mungesat e lojtarëve të rëndësishëm që i kemi pasur dhe i kemi. Ia kemi dalë të përballojmë këtë ngarkesë me një kontingjent 16-17 lojtarë, ndërsa në stërvitje kemi marrë lojtarë prej ekipeve të reja.Energjitë tona nuk janë ato që i kemi pasur në Pragë, pasi është ekipi më i fortë që përballemi. Ne nuk e bëjmë për t’u justifikuar, por të tregojmë gjendjen tonë reale. Duhet që publiku të luajë së bashku me neve dhe të bëjmë një çmenduri tjetër të radhës për të bërë një aventurë të paimagjinueshme”, ka thënë Daja.

“Dy ditë kemi pasur kohë të përgatitemi për ndeshjen kundër Slavias dhe për këtë arsye kemi kërkuar mirëkuptim nga ekipet e Superligës për të shtyrë ndeshjes. Përgjatë dy ditëve jemi fokusuar te aspekti taktik për të përgatitur një ndeshje aq të fortë.Slavia ka dominuar çdo kundërshtar në grup me të cilin ka luajtur. Sigurisht, që mund të jetë po e njëjta gjë edhe ndaj nesh në Prishtinë. Presim që të na sulmojnë pasi kanë shpejtësi. Është e vështirë t’i pengojmë, por ne do të aplikojmë një strategji tonën për t’ia vështirësuar presionin Slavias që e bën ndaj çdo ekipe”.

“Jemi ekipi i vetëm që në Pragë kemi shënuar dy gola në ndeshjet e grupeve. Kërkojë mirëkuptimin dhe mbështetjen e të gjithëve, që në mënyrën që na bie loja, përkrahja të vijë nga tifozët për të motivuar lojtarët, të cilët përfaqësojnë Suharekën dhe futbollin e Kosovës. Shpresojmë që të gjithë ta shijojmë ndeshjen, sepse vetëm se bashku mund të bëjmë çmenduria tjera”, ka shtuar Daja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar formacionet zyrtare të dy ndeshjeve të tjera në…