Daka: Kam marrë kërcënime nga forma të ndryshme

21 janar 2021 | 22:12

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se ka marrë kërcënime të ndryshme nga forma të ndryshme.

Kjo për shkak se Kurtit iu pamundësua që të garojë në zgjedhjet e ardhshme për deputet.

“Kam marrë kërcënime nga forma të ndryshme në ‘Facebook’, me emër dhe me mbiemër”, është shprehur Daka në T7.

Tutje, ajo tha se KQZ-ja është organ kolegjial dhe nuk vendos vetë ajo për vendimet e këtij organi.

“Vet fakti që një gjuhë e tillë e urrejtjes gjithandej ndaj meje personalisht, është e çuditshme. KQZ-ja është organ kolegjial. Nuk është Valdete Daka ajo që vendos vetë”, ka thënë Daka.

“Të gjitha këto janë pjesë e agjendave politike ditore”, ka shtuar Daka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët gjermanë kanë mundësuar që minjtë e paralizuar pas dëmtimeve…