Dakut i ndalohet hyrja në Moldavi

07 korrik 2022 | 16:27

Futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Mirlind Daku, i është ndaluar hyrja në Moldavi, me ekipin e tij slloven Mura.

Mura do të përballet sot me Sfintulun, në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës, shkruajnë mediet sllovene.

Janë 23 lojtarë që kanë udhëtuar drejt Moldavisë, por në mesin e tyre kanë munguar dy lojtarë, Miha Kompan Breznik, dhe Mirlind Daku.

Daku nuk ka udhëtuar për shkak se Moldavia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe i njëjti nuk është pajisur me vizë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boris Johnson ka dhënë dorëheqje të enjten nga posti i…