Dalin në brigjet japoneze peshqit e thellësive që besohet se paralajmërojnë tërmete dhe cunami
Një çift peshqish të thellësive që besohet se paralajmërojnë tërmete e cunami janë filmuar këto ditë në bregun japonez dhe kanë ngjallur frikë në vend.
Peshku lis i njohur si “remo”, një gjallesë detare që jeton në thellësi të mëdha ujore deri në 1000 metra, sipas kulturës japoneze parashikon tsunamët dhe tërmetet.
Në kulturën japoneze, peshku Remo quhet “Ryugu no tsukai”, që do të thotë “Përcjellës i Zotit Detar”.
Sipas përrallave popullore japoneze, nëse këta peshq shkojnë drejt plazheve, kjo tregon se së shpejti do të vijë një tërmet apo edhe një cunami.
Por legjenda e këtij peshku nuk është krejt e pabazuar, pasi nëse kthehemi vite mbrapa, në 2011, një duzinë e këtij lloj peshku ishte parë në brigjet e Japonisë dhe pak ditë më vonë ndodhi edhe tërmeti në Fukushima.
Kujtojmë që shkencëtarët dhe studiuesit kanë treguar shpeshherë që kafshë të ndryshme mund ta ndjejnë tërmetin para se të bjerë, por fakti që ky lloj peshku jeton në thellësi deri në 1000 metra të bën të besosh që realisht mund të jetë parashikues i sigurt i tërmeteve dhe cunameve disa ditë para se të ndodhin.