Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Rumani, ky është çmimi i tyre

07 qershor 2023 | 16:45

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e Kosovë-Rumani.

“Dardanët” do të zhvillojë ndeshjen ndaj Rumanisë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

FFK-ja ka njoftuar se çmimet e biletave fillojnë nga 5 euro në sektorin e Veriut dhe Jugut, dhe arrijnë deri në 80 euro për sektorin VIP. Në sektorin e Lindjes biletat kushtojnë 10 euro ndërsa në Perëndim 20 euro.

Një person mund të blejë deri në katër bileta. Më 16 qershor me fillim nga ora 20:45, Kosova do të zhvillojë ndeshjen ndaj Rumanisë si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo e cila është e vlefshme për kualifikimet drejt Euro 2024.

Më poshtë mund ta gjeni linkun ku mund të bëhet blerja e biletave online.

Federata e Futbollit e Kosovës (ebileta.al)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëmtimi i digës Kakhovka ka rezultuar në përmbytjen e 29…