Dalin pamjet e vrasjes së një shqiptari në Brazi

03 dhjetor 2020 | 22:24

Një shqiptar 47-vjeçar është vrarë para dy ditësh në Sao Paulo të Brazilit teksa ishte duke qëndruar në një restorant.

Mediumi brazilian “R7” të enjten ka publikuar një video në të cilën shihet se si Ilir Zelka vritet nga një person që e qëlloi nga jashtë restorantit. Vrasësi shihet se afrohet me një motor dhe mbante në kokë kapele e syze, ndërsa në njërën dorë kishte kaskën e motoçikletës.

Ilir Zelka ishte dërguar me urgjencë në spital, por s’kishte mundur t’i shpëtonte plagëve.

Ende s’është raportuar për ndonjë të arrestuar për rastin./OraNews

Për të shikuar videon klikoni Këtu

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë në emisionin Pressing…