Nuk jam objekt i Speciales

03 dhjetor 2020 | 22:02

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ka informacione që Gjykata Speciale nuk është duke e hetuar më. Ai dha dorëheqjen si kryeministër pasi mori ftesë nga Specialja.

“Kam informata se nuk jam më subjekt i hetimit të Speciales. Kjo është ajo që kam dëgjuar dhe e di. Edhe kur kam qenë i dyshuar dhe kam qenë atje. Më shumë jam pyetur për njohuri se sa për vepra”, ka thënë ai.

Haradinaj ka shkuar në Hagë dhe është intervistuar nga Gjykata Speciale. Më pas ai kandidoi për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar.

Po ashtu, Haradinaj ka bërë të ditur se do të kandidojë për postin e Presidentit të Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili…