Dalin rezultatet e skuadrës së Dritës për Covid

19 janar 2021 | 13:14

Kampionia në fuqi dhe liderja aktuale e Superligës, Drita dje ka kryer testet për Covid-19 dhe në rezultatet e dala sot të gjithë në klubin gjilanas kanë rezultuar negativ.

“Klubi jonë FC Drita ditën e djeshme i ka kryer testet për Covid-19 në prag të udhëtimit për në Antalya të Turqisë ku kemi planifikuar të vazhdojmë me fazën përgatitore. Sot kemi marrë rezultatet ku të gjithë kanë rezultuar negativ dhe nuk do të kemi asnjë mungesë për shkak të testimeve. Edhe njëherë shfrytëzojmë rastin që ta falënderojmë stafin e IKSHPK-së nga Gjilani dhe qendrën në Prishtinë për gatishmërinë ndaj klubi tonë”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Drita fazën përgatitore dhe ndeshjen e Superkupës ndaj Prishtinës do t’i zhvillojë në Turqi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia ka goditur të martën platformat sociale, Twitter, Pinterest dhe…