Dalja e parë publike e Mbretit Charles pas diagnostikimit të tij me kancer (foto)

01 prill 2024 | 14:44

Mbreti Charles ka bërë daljen e tij të parë publike që prej kur u diagnostikua me kancer.

Monarku britanik 75-vjecar, i cili po i nënshtrohet trajtimit të sëmundjes së tij, dtën e djeshme doli në Kështjellën Windsor me gruan e tij Mbretëreshën Camilla, përpara Shërbimit vjetor të Pashkëve.

Me urdhër të mjekëve të tij, Mbreti nuk ka marrë pjesë në një pritje dhe as nuk shtroi drekë private familjare pas shërbimit, ku të pranishëm ishin vëllezërit e motrat e Charles, duke përfshirë princin Andrew dhe ish-bashkëshorten Sarah Ferguson, së bashku me Princeshën Anne dhe Princin Edward.

Ndërkohë që Princi William dhe Kate Middleton nuk morën pjesë pas njoftimit të Princeshës së Uellsit se po lufton gjithashtu me kancerin, ku pas kësaj të fundit ka ardhur edhe dalja e parw publike e Mbretit Charles pas njoftimit për sëmundjen e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publicisti shqiptar, Shkëlzen Maliqi thotë se Lëvizja Vetëvendosje erdhi në…