Dallasi fiton derbin ndaj San Antonios

27 dhjetor 2019 | 15:26

Dallas Mavericks e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 102-98 San Antonio Spurs në derbin teksan. Diferencën në “American Airlines Center” për Dallasin e bëri i përhershmi Luka Donqiq.

Talenti slloven regjistroi në total 24 pikë 10 rebound dhe 8 asistime duke udhëhequr Mavericks drejt suksesit të 20-të sezonal në 30 takime, me Dallasin që momentalisht mban vendin e 5-të në Konferencën e Perëndimit. San Antonios për të evituar disfatën e 18-të sezonale nuk i mjaftuan 21 pikët e DeMare DeRozan dhe 18 të tjera të realizuara nga Rudy Gay. U rikthye menjëherë te fitorja Utah Jazz që vazhdon të bëjë paraqitje të mira në këtë sezon.

Skuadra nga “Salt Lake City” regjistroi suksesin e 6-të në 7 takimet e fundit pasi mposhti me shifrat 121-115 Portland Trail Blazzers, falë një periode të parë fantastike dhe falë edhe 35 pikëve të realizuara nga Mitchell. Në krahun tjetër Lillard dhe McCollum realizuan në total 59 pikë, por Portlandi pësoi humbjen numër 18 në 32 takime. Memphis Grizzlies prishi ecurinë pozitive të Oklahoma City Thunder pasi fitoi Chesapeake Energy Arena me rezultatin 97-110. Një fitore për meritë të dyshes Jonas Valanciunas-Jaren Jackson Jr të cilët së bashku realizuan 41 pikë. Më i mirë për City Thunder ndërkohë ishte Chris Paul me 23 pikë, 96 rebound dhe 11 asistime.

I dha fund krizës prej 5 humbjesh rresht Detroit Pistons që mposhti lehtësisht Washington Wizards me rezultatin 132-102. Një fitore të madhe arriti Minnesota Timberwolves në transfertën ndaj Sacramento Kings. Skuadra nga Minneapolis fitoi me shifrat 105-104 pas kohës shtesë një ndeshje shumë delikate duke koleksionuar fitoren e 11-të në 30 ndeshje.

Rezultatet

Detroit – Washington        132-102
Brooklyn – New York        82-94
Dallas – San Antonio         102-98
Oklahoma – Memphis       97-110
Sacramento – Minnesota  104-105
Utah Jazz – Portland          121-115

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka nderuar me urdhrin e…