Meta nderon Pacolli me urdhrin e lartë “Nënë Tereza”

27 dhjetor 2019 | 15:20

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka nderuar me urdhrin e lartë “Nënë Tereza”, ministrin në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli për ndjeshmërinë e treguar me rastin e tërmetit të 26 nëntorit.

Pacolli ka thënë se ka qenë i prekur nga ceremonia që presidenti Meta ka organizuar për të.

“Thellësisht i prekur nga ceremonia që presidenti i Shqipërisë Meta organizoi për dekorimin tim me Urdhrin e lartë ‘Nënë Tereza’ me motivacionin për ndjeshmërinë e lartë, personale dhe familjare, si gjithë populli dhe shteti i Kosovës, treguar përkundrejt popullatës së Thumanës, dhe mbarë Shqipërisë, duke nxitur kësisoj një zinxhir solidariteti kombëtar të pashembullt me rastin e tërmetit të 26 nëntorit 2019, dhe për kontributin e vazhdueshëm humanitar në rrafsh kombëtar dhe global”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Pacolli ka treguar se çfarë i ka thënë Metës gjatë kësaj ceremonie. “I thashë Presidentit dhe të ftuarve në këtë ceremoni, se kjo dekoratë i takon mbarë popullit të Kosovës, qytetarëve të saj, posaçërisht pensionistit që dhuroi pensionin e tij të vogël për vëllezërit e vet të Shqipërisë.
I thashë gjithashtu se ‘unë, vëllezërit e mi, fëmijët, bashkëshortja ime, familja ime jemi thjesht personifikimi i ndihmës dhe solidaritetit të gjysmës për gjysmën tonë kombëtare’. Bëra thirrje për pajtim mes veti, në Shqipëri, në Kosovë dhe midis Shqipërisë dhe Kosovës!”, ka shkruar Pacolli.

/Epoka e re/

Thellësisht i prekur nga ceremonia që Presidenti i Shqipërisë Meta organizoi për dekorimin tim me Urdhërin e lartë…

Gepostet von Behgjet Pacolli am Freitag, 27. Dezember 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e naftarëve ka mbajtur takimin e fundit për këtë…