Dallasi fiton finalen e parë në Perëndim

23 maj 2024 | 11:15

Ka startuar seria e finaleve edhe në Konferencën e Perëndimit në NBA. Dhe që në sfidën e parë ka pasur një surprizë.

Ekipi i Dallas Mavericks fitoi finalen e parë “play-off” në këtë kah të basketbollit amerikan. Skuadra teksane mposhti me rezultat 108-105 në sekondat e fundit Minnesotan në fushën e kësaj të fundit, duke udhëhequr 1-0 serinë e takimeve. Një ndeshje e ekuilibruar përgjatë gjithë kohës, me të dyja skuadrat që dhuruan një lojë të mirë.

Minnesota nuk përfitoi nga fakti që luante para publikut të saj, duke lëshuar fitoren në fundin e takimit. Luka Donqiq me 33 pikë dhe Kyrie Irving me 30 pikë bënë diferencën në parket për Dallasin, një dyshe magjike në fushë. Për Minnesotan, McDaniels me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë takimit. Edhe takimi i dytë mes këtyre dy skuadrave do të luhet në fushën e Minnesotas, sfidë që do të zhvillohet më 25 maj. Në Lindje, Bostoni udhëheq 1-0 ndaj Indinas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 93 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës e…