Dallasi mposht Lejkers, Denveri deklason Çikagon

13 dhjetor 2023 | 09:41

Në NBA u zhvilluan pesë ndeshje dhe në qendër të vëmendjes ishte dueli mes Dallas Maveriksit dhe Los Anxheles Lejkers, i cili përfundoi me fitoren e Maveriksave me rezultat 127:125.

Ka qenë një duel shumë i barabartë ku në sekondat e fundit u vendos fituesi që ishte skuadra nga Teksasi. Më meritori për për këtë fitore të skuadrës vendase ka qenë ylli slloven Luka Donçiç, i cili mbylli ndeshjen me 33 pikë dhe 17 asiste.

Paraqitje jashtëzakonisht të mirë te vendasit pati edhe Tim Hardavej që e mbylli ndeshjen me 32 pikë. Entoni Dejvis te mysafirët ishte më efikasi me 37 pikë e 11 kërcime, derisa LeBron Xhejms shtoi 33 pikë të tjera, por që nuk ishin të mjaftueshme për të marrë fitoren.

Denver Nagets e mposhti Çikago Bullsin me rezultat 114:106 derisa Feniks Sans triumfoi ndaj Golden Stejt Uariorsit me tre pikë diferencë 119:116.

L.A. Klippers shënuan fitore me 20 pikë diferencë ndaj Sakramento Kings 119:99, ndersa Boston Seltiks ishin më të mirë se Klivlend Kavalirs, duke triumfuar me rezultat 120:113.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kyivi është vënë sërish nën sulm. Sipas mediave ukrainase, rusët kanë…