Sulm me raketa në Kyiv, 53 të plagosur

13 dhjetor 2023 | 08:48

Kyivi është vënë sërish nën sulm. Sipas mediave ukrainase, rusët kanë lëshuar raketa balistike, të cilat janë shumë të shpejta dhe kërkojnë më shumë kohë për t’u kapur nga kundërajrorët.

Ky është sulmi i dytë në kryeqytet në 48 orë, por këtë herë ka disa të plagosur. Dhe në një pjesë të qytetit nuk ka ujë. Kryebashkiaku Vitaly Klitschko tha se në lagjen Nipro, një lagje e madhe që shtrihet në lindje nga lumi, “u dëmtua nga fragmentet e raketave”.

Është goditur një objekt banimi, u evakuuan 15 banorë, “përfshirë katër fëmijë dhe dy persona me aftësi të kufizuara”. Disa makina u dogjën në oborrin e ndërtesës. Por është dëmtuar edhe një spital për fëmijë ku “me sa duket janë thyer xhamat dhe hyrja kryesore”.

Klitschko thotë se janë  53 të lënduar, nga të cilët 20 janë transportuar në spital (dy fëmijë) dhe 33 kanë marrë ndihmën mjekësore në vendngjarje, gjashtë fëmijë. Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se sistemi i mbrojtjes ajrore ka shkatërruar 10 raketa dhe 10 dronë rusë.

Pardje ranë disa raketa edhe në Darnytsky, duke goditur disa shtëpi, fatmirësisht pa shkaktuar viktima. Dje sulmi më i rëndë kibernetik që nga fillimi i pushtimit rus paralizoi shërbimet e internetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andre Braugher, ylli i “Brooklyn Nine-Nine”, “Homicide: Life on the…