Dallasi ngushton epërsinë e Golden State

25 maj 2022 | 16:03

Ekipi i Dallas Mavericks fitoi me rezultat 119-109 ndaj Golden State Warriors në finalen e katërt të “play-off”-it, duke rihapur garën për titullin kampion në Konferencën e Perëndimit në NBA.

Tashmë skuadra e Golden State udhëheq 3-1 serinë, ndërkohë që teksanët mbajnë gjallë shpresat për titullin në këtë kah të NBA-së. Ndeshja ishte në përgjithësi e ekuilibruar, teksa të dyja skuadrat dueluan fort për fitore.

Mysafirët u përpoqën ta hapin lojën te të gjithë lojtarët, por pa sukses (Curry realizoi 20 pikë). Për vendasit u dallua Luka Donqiq me 30 pikë e 14 rebound, mbështetur edhe nga Smith me 23 pikë. Ndeshja e pestë do të luhet në shtëpinë e Golden State, që është një fitore larg titullit në Perëndim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të bësh ditë pushimesh nuk është e nevojshme kur je…