Dallku flet për ndeshjen ndaj St Joseph’s

27 qershor 2019 | 10:24

Prishtina sonte (e enjte) nga ora 20:45 e zhvillon ndeshjen e shtatë ndërkombëtare, të gjitha në UEFA Europa League.

Kundërshtare e Prishtinës është skuadra e St Joseph’s, kurse kapiteni Armend Dallku kërkon rezultat pozitiv në mënyrë që ndeshjen e dytë në Gjibraltar të jenë më të qetë.

“Ndryshe nga Feronikeli që i ka ndeshjet me eliminim direkt, ne e kemi edhe ndeshjen e kthimit, por ne presim të marrim rezultat sa më pozitiv nga ndeshja e parë e që pastaj të shkojmë sa më të qetë në Gjibraltar. Na gëzon fakti që të gjithë futbollistët jemi në dispozicion të trajnerit. Presim ndeshje të mirë dhe rezultat të favorshëm nga ne”, ka thënë kapiteni Dallku.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot me Medaljen…