Dallku: Të paraqitemi ashtu si i ka hije Prishtinës

07 nëntor 2018 | 11:01

Mbrojtësi dhe kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku, e vlerëson ndeshjen e radhës shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat, por ai ka thënë se “bardhekaltrit” nuk e synojnë me çdo kusht fitoren, por se do të paraqiten ashtu siç i ka hije Prishtinës.

“Për ne është ndeshje e radhës. Normalisht motivi nuk mungon, sepse është ndeshje e madhe dhe nuk ka nevojë për shumë motivim nga trajnerët apo nga anash. Presim rezultat pozitiv, natyrisht duke u bazuar në ndeshjet e fundit, ku kemi pasur seri pozitive dhe na gëzon fakti, megjithëse po flitet shumë që ne nuk po shënojmë, hiç ndeshjen me Drenicën, në ndeshjet e tjera kemi shënuar nga 2 apo 3 gola, duke bërë fazë shumë të mirë ofensive dhe në momentet e duhura po vijmë te shanset për gol. Kjo ndeshje nuk do të jetë përjashtim dhe ne kemi qëllim të vetëm fitoren, të luajmë futboll e t’i tregojmë cilësitë tona dhe që tërë Kosovës që po e pret këtë ndeshje, t’i paraqitemi ashtu siç i ka hije Prishtinës që lufton për vend të parë”, ka thënë Dallku për faqen zyrtare të klubit kryeqytetas.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur në takim…