Dani Alves flet për herë të parë pas daljes nga burgu

07 prill 2024 | 15:36

Dani Alves është duke shijuar pas më shumë se një viti lirinë. Para disa ditësh, 40-vjeçari doli nga burgu duke fituar lirinë me kusht pas dënimit prej katër vitesh e gjysmë për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një diskotekë të Barcelonës.

Braziliani, në fjalët e parë jashtë burgu, shprehet se është i aftë të mbijetojë kudo pavarësisht ambientit ku ndodhet.

“Për mua nuk është shumë problem që për çdo të premte të paraqitem në Gjykatë, nuk është se kam ndonjë gjë tjetër për të bërë. Jeta në burg? Unë përshtatem në të gjitha ambientet.

Kudo që shkel, ia dal të mbijetoj. Kjo vjen sepse në mentalitetin tim, vendi nuk e ndryshon njeriun, por është njeriu ai që ndryshon vendin ku jeton”, u shpreh ish-mbrojtësi i Barcelonës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i lartë i LDK-së, Visar Azemi, ka publikuar shifrat…