Danimarka ka evakuar 950 persona nga Kabuli

25 gusht 23:55

Ministria e Mbrojtjes së Danimarkës Trine Bramsen, ka bërë të ditur se ky shtet ka evakuar  edhe 110 persona nga Kabuli.

Kurse, në total numri i të evokuarve në Danimarka ka shkuar në 950.

“Këto janë përpjekjet mbresëlënëse dhe profesionale nga Forcat e Armatosura dhe autoritete tjera”, ka thënë shkruar në “Twitter” Bramsen, raporton “Epoka e re”.

Kujtojmë se shtete perëndimorë janë duke bërë përpjekje të mëdha për të evakuar njerëzit nga Kabuli, para se të përfundojë data e evakuimit e që është 31 gushti.

Ndërkaq, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka marrë vendim për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani në muajin prill, pas 20 vjetësh prani në këtë vend.

Pas SHBA-së, NATO ka njoftuar se të gjitha trupat ndërkombëtare do të tërhiqen nga Afganistani.

Biden fillimisht ka caktuar 11 shtatorin si afat për tërheqjet e fundit, por më vonë e ka zhvendosur këtë datë më 31 gusht.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka propozuar një formë të…