‘Dardanët’ e rinj pësojnë humbje të thellë nga Austria

15 nëntor 2019 | 22:03

Ashtu sikurse Përfaqësuesja A edhe U21-shat kanë pësuar humbje. “Dardanët” pësuan humbje me rezultat të thellë nga Austria (4-0), në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2021.

Dardanët e rinj në këtë ndeshje luajtën pa gjashtë futbollistë titullarë, të cilët munguan për shkak të lëndimeve dhe kjo ndikoi dukshëm në lojën e tyre përballë njërës prej favoritëve të këtij grupi. Rezultatin e zhbllokoi Marko Ragus (14’), derisa më pas Marco Fridel shënoi dy herë, fillimisht në minutën e 20-të për 2-0 dhe më pas në të 69-ën për 3-0. Ndërkohë, serinë e golave e përmbylli Sandi Lovric, në minutën e 74-t nga penalltia. Do theksuar se në pjesën e dytë tek rezultati 2-0, Lirim Kastrati ishte në mundësi të miri shënimi, por golin ia mohoi traversa e portës austriake, derisa në minutën e 86-të, Valdrin Mustafa e kaloi edhe portierin, por nuk e arriti ta çojë topin në rrjetën e zbrazët.

Pas kësaj fitoreje Austria ka 12 pikë, sa ka edhe kryesuesja e renditjes, Anglia, derisa Kosova renditet e treta me gjashtë pikë të grumbulluara.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Vllaznim Krasniqi, i ka reaguar nënkryetares…