‘Dardanët’: Faleminderit dhe mirupafshim Bernard Challandes

13 tetor 2021 | 14:22

Pas largimit të Bernard Challandes nga Përfaqësuesja e Kosovës, grupi i tifozëve “Dardanët”,e kanë lëshuar një deklaratë, përmes së cilës e ka falënderuar trajnerin zviceran për punën e deritanishme në Kosovë.

“Lamtumirat nuk janë asnjëherë momente të gëzueshme, sa janë çast i mirë për reflektim. Ne, tifozët e Kosovës, Bernard Challandesin dëshirojmë ta falënderojmë për kontributin që dha te Kosova, me aq sa mundi të na ndihmojë. Çdo cikël e ka fundin e tij. I Challandesit preku fundin, mirëpo ne do ta respektojmë për momentet e delirit që përjetuam nën drejtimin e tij në disa faza të caktuara. Nga trajneri i ri dhe zyrtarët që do të punojnë me të, presim rezultate konform pritshmërive objektive, qasje serioze dhe profesionale, si dhe zell të punës. Suksese pasardhësit, ndërsa trajnerit Challandes – faleminderit dhe shëndet”, thuhet në reagimin e “Dardanëve”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të…