‘Dardanët’ mbajtën stërvitjen e fundit para udhëtimit në Belfast

22 shtator 2022 | 13:35

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot paradite e ka mbajtur stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit për në Belfast, për ndeshjen kundër Irlandës së Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kjo ndeshje zhvillohet, të shtunën në orën 18:00. Seanca e sotme stërvitore nuk ka qenë aq e ngarkuar, ngase përzgjedhësi Alen Giresse ka punuar kryesisht në aspektin taktik dhe në rreshtimin e ekipit për ndeshjen kundër irlandezo-veriorëve.

Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në formë të mirë dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin e tyre për këtë duel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka…