‘Dardanët’ mposhten nga Maqedonia Veriore

09 qershor 2023 | 14:25

Basketbollistët e rinj të Kosovës U14 janë mundur nga moshatarët e tyre të Maqedonisë Veriore me rezultat 71:75 (20:16, 21:22, 13:20, 17:17), në turneun e FIBA YDF-së që po zhvillohet në Prizren.

“Dardanët” kanë luftuar deri në fund, ku pësuan humbjen e parë në çastet e fundit të ndeshjes.

Pas një fillimi jo shumë të mirë, basketbollistët e rinj u këndellën dhe e fituan çerekun e parë 20:16, ndërsa e ngritën epërsinë në 33:24, në periudhën e dytë, kurse pjesa e parë përfundoi 41:38. Lojë interesante e me rikthime u zhvillua në pjesën e dytë, ku fituesi u vendos në fund dhe Maqedonia e fitoi ndeshjen e parë 71:75.

Te Kosova u dalluan Egzon Fazlija me 13 pikë e 20 kërcime, Enes Gashi me nëntë pikë e 19 kërcime dhe Lis Mehmeti me 19 pikë. Ndërkohë, në konkurrencën e femrave, Maqedonia Veriore ka mundur Kosovën 101:23.

Kosova të premten (nesër) do të ndeshet me Rumaninë, vashat nga ora 17:00 dhe djemtë nga ora 19:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse një vit më parë Kylian Mbappe u bë më…