‘Dardanët’ në Podgoricë

05 qershor 2019 | 23:52

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës ka arritur sot në orët e mbrëmjes në Podgoricë dhe është akomoduar në hotel “Hilton”.

Para udhëtimit Kosova e ka mbajtë stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku atmosfera ka qenë shumë e mirë.

Edhe gjatë udhëtimit gjithçka ka shkuar si duhet, derisa në mesin e futbollistëve vërehet entuziazëm i madh dhe të gjithë po e presin me padurim përballjen e së premtes.

Ndërsa gjatë ditës së nesërme përzgjedhësi Challandes në orët e mesditës do të ketë takimin e zakonshëm me futbollistët, derisa stërvitjen finale para ndeshjes me Malin e Zi, do ta zhvillojë në stadiumin e qytetit në Podgoricë, në orën 18:00.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent…